Pas WikiLeaks vjen OpenLeaks

Faqet e internetit WikiLeaks dhe themeluesi i tyre Julian Assange nuk po ndalojnë së çuari pluhur në tërë botën, e së shpejti do të mund të kemi edhe një shërbim të këtij lloji.Gazeta suedeze Dagens Nyheter raporton se pjesëmarrësit e dikurshëm të projektit WikiLeaks, përfshirë dorën e djathtë të themeluesit Assange, Daniel Domschelt-Berg, i njohur edhe si Daniel Schmitt, nisin ‘rivalin’ e faqes WikiLeaks.

Faqja e emëruar OpenLeaks do të duhej të lëshohej online qysh të hënën, mirëpo puna e saj do të duhej të dallojë paksa nga WikiLeaks. Në vend që të vet të publikojë dokumente të besueshme, OpenLeaks do të duhej të funksionojë si ndërmjetës në mes të palëve të interesuara. Në njërën anë, njerëzve të cilët dëshirojnë të publikojnë dokumente të besueshme, e në anën tjetër mediet, blogjet dhe faqeve të cilat janë të gatshme të transmetojnë dokumente të tilla.

Në bisedë për gazetën Dagens Nyheter, Daniel Schmitt ka paralajmëruar hapjen e OpenLeaks të hënën.

Author: admin