Të premten, më 17 dhjetor, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, do të mbahet një koncert humanitar për të ndihmuar familjet skamnore në Kosovë.Në mesin e këngëtarëve pjesëmarrës në këtë koncert, i cili do të fillojë në ora 21, do të jenë Besart Halimi, Alban Mehmeti, Mirsa Kërçeli, Adelina Berisha, Gold AG e shumë të tjerë, shkruan gazeta “InfoPress”.
Mbrëmjen do ta vazhdojnë Talant Bajraliu e Astrit Gjikokaj me muzikë popullore. Ndërsa çmimi i biletave do të jetë 2 euro.