A e njihni kush është Keenan Cahill? Ky djalosh 15 vjeçar nga Chicago është yll në YouTube falë “këndimit” të hiteve nga këngëtarë të njohur. Vallëzimi i Keenanit dhe lëvizja e buzëve, duke kënduar tekstin e këngëve ka bërë më shumë se 20 milionë njerëz t’i shikojnë videot e tij, ndërsa u bë aq i famshëm sa që edhe 50 Cent vendosi të incizoj një duet me të.
Djaloshi vuan nga një çrregullim i rrallë në metabolizëm, mukopolisaharidozës së tipit VI (sëmundjes MPS VI – Maroteaux-Lamy), dhe për shkak të kësaj sëmundje iu ndal rrita prej moshës tetë vjeçe. Ai tha se videon e parë e postoi sa për argëtim në YouTube për t’i bërë shokët të qeshin, ndërsa kur pa se sa veta e kishin shikuar në afat rekord, vendosi ta argëtojë edhe botën.