Iku nga policia me parashutë

Parashutisti Steve Jester vendosi që për kënaqësi të kërcejë nga ura Bixby e cila gjendet njëzet kilometra larg Carmelas në Kaliforni, por kur po bënte gati parashutën papritmas u afrua policia me një makinë patrullueseNjëri prej dy policëve doli nga automobili dhe e pyeti Jesterin se çfarë po bënte, ndërsa parashutisti u përpoq t’ia spjegonte se pse po qëndrontë në skaj të urës.

“Se mos të është mbushur mendja të kërcesh”, i tha polici dhe shtoi se ai është i arrestuar. Steve Jester vetëm ia ktheu shpinën duke i thënë se është vonë për t’i ndryshuar planet. “Pasi tashmë qenkam i arrestuar… Më vjen keq. Më duhet ta bëj”, me këto fjalë Steve Jester kërceu nga ura dhe ngadalë me parashutë fluturoi 85 metra aq sa e ndanin nga plazhi.

Tërë këtë ngjarje e xhiroi shoku i tij i cili në film shtoi edhe muzikën e këngës “I Fought the Law” të rock grupit Green Day dhe e postoi në YouTube.

Author: admin