BlackBerry në Android?

Research in Motion e cila është e famshme për telefonat e saj të mençur, BlackBerry, së fundmi e ka blerë kompaninë tjetër “The Astonishing Tribe”, e cila ka qenë e përzier në dizajnimin e pajisjeve të cilat bazohen në Android.

Njerëzit nga “The Astonishing Tribe” janë me të vërtetë guru të famshëm të dizajnit dhe dizajnimit të ndërfaqeve, ndërsa thuhet se e tërë platforma e sistemit operativ Android është bërë me duart e tyre.

Me përvetësimin e kësaj kompanie, RIM do të “fitojë” një grup të specialistëve të dizajnit, me të cilët shpreson të bëjë dy gjëra: dizajnimin e modeleve të reja të telefonave BlackBerry, si dhe përmirësimin e sistemit të saj operativ për telefonat e saj mobil.

Madje, një gjë e tillë konfirmohet edhe nga vet përfaqësuesit e kompanisë RIM, të cilët thonë se grupi i “The Astonishing Tribe” do të bashkëngjitet në krijimin e telefonave të rinj, që kjo kompani i prodhon.

Author: admin