Mijëra bletë mbuluan dy punëtorë të fermës së bletëve në Kinë. Në fotografi janë Yang Chuanquan, kryetar i këshillit të fermës Nanning Quanjian Farme, me kolegen e tij, shkruan “Daily Mail”.Çifti i buzëqeshur aspak nuk duket i shqetësuar edhe përkundër faktit se është i mbuluar nga këto insekte punëtore. Fotografitë janë bërë në Nanning, kryeqytetin e rajonit autonom Guangxi Zhuang të Kinës.
Bletët të punësuarve ua lanë vetëm një “dritare” të vogël në kokë, respektivisht nuk mbuluan ballin dhe sytë. Mbetet e paqartë nëse ato janë joshur me nektar, por gati është e pamundur se Yang dhe shoqja e tij kaluan pa ndonjë thumbim. Sido që të jetë, fotografitë janë mbresëlënëse.