Shishja e shampanjës më të vjetër në botë është hapur dhe është shijuar. Kjo pije e vjetër më shumë se 200 vjet ishte zbuluar në një shpellë në fund të detit Baltik.Qindra gazetarë dhe adhurues të kësaj pije me flluska shijuan dy shishet e shampanjës së vjetër. Shtëpia e njohur e shampanjës “Veuve Cliquot” njoftoi se tri ose katër shishe prej 168 sa janë gjetur janë nga bodrumi i tyre.
Numri më i madh i shisheve i takon Juglarit, prodhuesit të dytë më të madh i cili sot më nuk ekziston.
Zhytësit suedez zbuluan shishet në korrik të këtij viti në afërsi të arkipelagut autonom të Finlandës, Aaland. Shishet ishin konservuar për mrekulli, ndërsa mendohet se ato ishin dhuratë e mbretit francez Lui XVI për oborrin e carit rus.