Dy aksidente para policit

Një polic nga Laguna Beach (Kaliforni, SHBA) ndaloi një shofer me dyshimin se po drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

Burri ndaloi dhe u përpoq të parkojë në pompën e afërt të karburanteve, por kjo nuk i shkoi për dore.

Së pari parkoi automobilin duke goditur një shtyllë, pastaj u përpoq të dilte nga automobili, por e harroi automjetin në “rikuerc”. Automobili filloi të lëvizte mbrapa dhe e goditi automobilin e policisë.

Me dëshirë që ta përmirësojë gabimin shpejtë u fut në auto, shtypi gazin dhe në mënyrë spektakolare goditi prapë shtyllën.

Në këtë rast nuk ishte e nevojshme dëshmia e testit të alkoolit.

Author: admin