Deputetja “ia zdriti” kolegut në diskutimin për buxhetin

Nuk ndodhin vetëm në Kuvendin e Kosovës skena të tilla! Mospajtimet gjatë diskutimeve për buxhetin nxitën një incident në Parlamentin e Argjentinës, kur përfaqësuesja e opozitës Graciela Camano ia ndezi shpullë kolegut të saj, Carlos Kunkel.
Kunkelin, ndërsa pasi shkëmbyen disa fjalë, Kunkel e shtyu me dorë kurse Camano e goditi në fytyrë dhe më pas e lëshoi seancën.
-“Nuk e lejoj Kunkelin dhe askënd tjetër të tregojë shenja mosrespektimi ndaj meje”, komentoi politikania më vonë. Më nervozoi pasi tërë vitin e kemi diskutuar buxhetin. Filloi të bërtasë, ndërsa nuk po jepte kurrfarë propozimesh”. Camano nuk dëshiroi të zbulojë se çfarë i kishte thënë Kunkel, por shtoi se “ai gjithmonë më sulmon i pari”.
Kunkel, përndryshe bashkëpunëtor i afërt i presidentes Cristina Fernandez, nuk komentoi lidhur me sulmin.

Author: admin