Kuriozitete

Gruaja jotifoze

Nje grua qe shoqeronte rregullisht burrin e saj neper ndeshjet e futbollit ngaqe nuk i pelqente futbolli, punonte me shtiza gjate ndeshjes. Brenda nje periudhe rekord ajo ka arritur te thurre nje shall te gjate 18 metra dhe ka premtuar se do te vazhdoje misionin e e saj derisa me kete shall te persjkoje gjithe stadiumin. E vecanta eshte se kur tifozet kishin ftohte gjate ndeshjet e perdornin kete shall per tu ngrohur

Gjermani, nje robot qe ben seks me njerezit

Një shpikës gjerman ka shpikur robotin seksual më të sofistikuar në botë. Ky android seksual ka një zemër e cila rreh furishëm gjatë aktit seksual me njeriun. Këtyre robotëve u shpeshtohet frymëmarrja dhe u rritet temperatura trupore, ndersa këmbët u mbeten të ftohta, njëësoj sikur ke para një partner real. Roboti është vështirë të dallohet nga njeriu falë dizajnit dhe një materiali prej silikoni me të cilin është ndërtuar. Modeli bazë shitet 4 mijë dollarë, por çmimi mund të rritet nëse klienti ka kërkesa specifike, në lidhje me disa përmasa të robotit, i cili komandohet me telekomandë.

Foshnja 250 grameshe

Doktoret ne Firence te Italise thone se nje foshnje, qe kur lindi ne shkurt te ketij viti, peshonte me pak se nje shishe e vogel koka-kole, do te mund te kete nje jete normale.

Vajza e vogel, te ciles doktoret dhe infermieret i vune me perkedheli emrin ”Perla”, peshonte vetem 285 grame kur lindi.

Doktoret e spitalit Careggi te Firences thane se foshnja qe lindi tre muaj para kohe ishte aq e vogel saqe mund ta mbaje ne pellembe. Pas lindjes, Perlen e vune ne nje inkubator dhe e ushqyen me nje pikatore fare te vogel, qe u be posacerisht, sepse ato qe ishin ne dispozicion ishin shume te medha per te.

Doktoret e spitalit thone se Perla eshte bebja me e lehte, qe ka arritur te mbijetoje ndonjehere, pas lindjes. Ata thone gjithashtu se pavaresisht nga trupi i saj i vockel, Perla gjithmone kishte vepruar si nje bebe krejtesisht normale.

Foshnja e gezueshme peshon tani plot dy kilograme

Femija Me i Zgjuar ne Bote

Femija amerikam Michael Kimi nga Pensakola e Florides,eshte me inteligjenti ne rruzullin tokesor.Si 6 vjeçar mbaroi shkollimin e larte.Dhe si 10 vjeçar mbrojti tezen e doktoratures

Gjyshja denohet te qepe pulovra per ate qe grabiti

Një gjyshe 89-vjeçare që shpoi gomat e të gjitha makinave në lagjen e saj, është dënuar të qepë me shtiza pulovra për viktimat e saj. Heidi Kohl u arrestua pas dëmit të shkaktuar në Rockenhausen, në Gjermaninë perëndimore. Ajo thotë se në rrugën para shtëpisë së saj parkoheshin aq shumë makina, sa nuk ishte vend i sigurt për banorët. Ajo duhet medoemos të vepronte duke marrë masa. Ajo çau gomat e dhjetave makinave, duke menduar se ky fakt do t’i detyronte ata të mos parkonin atje. Por dikush e pa dhe ajo u dënua me gjobë. Për arsye se nuk kishte para të paguante gomat, gjykatësi vendosi për pulovrat.

Lamtumire shiringa dhe age,ne Japoni shpiken injeksonet me ajer

Keni frikë nga gjilpërat? Një lajm i mirë për fëmijët e vegjël, por edhe për ata që vuajnë nga fobia e gjilpërave. Shpikësi Yoshio Oyama ka shpikur diçka për ju: një shiringë pa gjilpërë që përdor presionin e ajrit për të injektuar ilaçin. Sistemi Yoshio, quhet “Mother’s kiss” dhe lajmi është raportuar në revistën “National Geographic News”. Shiringat pa gjilpëra përdorin presionin e ajrit apo gazeve për të injektuar ilaçin dhe shpikësi japonez thotë se ky nuk është përfitimi i vetëm. Në këtë mënyrë shkurtohen edhe kostot e shiringave dhe efikasiteti është më i lartë

Dentisti grabit protezat se klientja nuk i dha parate

Një dentist gjermane hyri në shtëpinë e një klienteje dhe i mori dy ura dentare nga goja, sepse ajo nuk i kishte paguar faturën. Dentisti nga qyteti bavarian, Neu-Ulm po hetohet për sulm dhe grabitje, pasi shkoi në shtëpinë e klientes me instrumentet mjekësore për të kryer kirurgjinë e padëshiruar. Sipas policisë, dentisti trokiti në derën e 35-vjeçares dhe pa i thënë asnjë fjalë e detyroi të shkojë në dhomën e ndenjes dhe i lidhi duart. Më pas e detyroi të hapë gojën e i mori protezat që kishin kushtuar 320 paund.

8 kuriozitete mbi gjumin

1. Rekordi i gjumit me te gjate eshte 18 dite, 21 ore, dhe 40 minuta. Mbajtesi i ketij rekordi pas venies se rekordit ka patur alucinacione, paranoja, humbje te perqendrimit dhe te memories.

2. Endrrat, mendohej se shiheshin vetem gjate fazes REM (rapid eye movement) te gjumit, ndersa ne ditet e sotme eshte vertetuar qe ato mund te shihen edhe gjate fazave te tjera te gjumit.

3. Endrrat gjate fazes REM karakterizohen nga ngjarje te cuditshme, ndersa ato te fazes jo REM jane shume te perseritshme dhe varen nga mendimet e fundit qe kemi patur para gjumit

4. Disa levizje te syve gjate fazes REM, jane te lidhura me levizje specifike gjate endrrave, dhe duket se procesi i gjumit eshte i ngjashem me procesin e shikimit te nje filmi.

5. Elefantet qendrojne ne kembe gjate fazes jo REM, dhe shtrihen gjate fazes REM.

6. Kerkuesit e Ministrise se Mbrojtjes britanike, ishin ne gjendje te benin nje reset(riperteritje) te trupave te ushtareve, ne menyre qe t’i benin te rrinin pa fjetur per gati 2 dite.
Fibra optike te lehta aplikoheshin ne disa lente speciale qe projektonin nje drite te bardhe rreth retines, duke kerkuar t’i benin te mendonte trurit te tyre sikur sapo ishin zgjuar. Ky sistem eshte perdorur per here te pare nga pilotet amerikane gjate luftes ne Kosove.

7. Eshte studiuar se nderrimi i ores ne Kanada, pra zgjimi 1 ore me perpara, sjell nje rritje te aksidenteve rrugore.

8. Studiuesit jane te bindur se interneti i disponueshem 24 ore eshte nje nga shkaqet qe ndihmojne ne uljen e kohes se fjetjes.