Barcoleta

Dashuria

“I dashur a më dashuron?”

“Po, e dashur”

“A do të martohemi?”

“Prit e dashur mos e ndërro temën!”

Plaçkitja

Diku në Kosovë, një burrë i maskuar futet në autobus, nxjerrë revolen dhe kërcënon:

“Hajde nxirrni paratë, arin, gjithçka që keni!”

Nga fundi i autobusit një udhëtar thotë:

“Mos të lutem mua, unë jam Serb!”

Ndërsa hajni i përgjigjet:

“Alo tipi kjo është plaçkitje, nuk është regjistrim i popullsisë!”

Pilotët vs mekanikët

Pas çdo fluturimi pilotët e një kompanie ajrore ua dorëzojnë mekanikëve një listë me përshkrimin e problemeve ekzistuese, ndërsa para fluturimit tjetër, mekanikët lënë listën e raportit me rregullimet. Përndryshe ajo është kompania e vetme ajrore në botë të cilës kurrë nuk i është rrëzuar asnjë aeroplan.

Kërkesa: Gomën e majtë duhet ndërruar së shpejti.

Raporti: Goma e majtë do të ndërrohet së shpejti.

Kërkesë: Diçka është bllokuar në kabinë.

Raporti: Diçka kemi ç’bllokuar në kabinë.

Kërkesa: Autopiloti vetë humbë 2000 metra lartësi brenda një minute.

Raporti: Nuk e kemi vërejtur këtë problem në tokë.

Kërkesa: Janë vërejtur gjurmë të rrjedhjes në rezervuarin e majtë.

Raporti: Gjurmët janë fshirë.

Kërkesa: Motori bën zhurmë të pabesueshme.

Raporti: Zëri i motorit është kthyer në forcën që mund të besohet

Kërkesa: IFF instrumenti është jo operativ.

Raporti: IFF instrumenti gjithmonë është jo operativ kur është aeroplani i ndalur.

Kërkesa: Dyshojmë se xhami i përparmë është çarë.

Raporti: Dyshojmë se keni të drejtë.

Kërkesa: Motori numër 3 nuk ekziston.

Raporti: Pas kontrollit vizual të fluturakes motori është zbuluar në krahun e majtë.

Kërkesa: Aeroplani reagon në mënyrë qesharake ndaj komandave.

Raporti: Aeroplani këshillohet të bëhet më serioz.

Kërkesa: Tabela e instrumenteve lëshon zë të çuditshëm, sikur ndonjë xhuxh ta godiste me çekiç.

Raporti: Xhuxhit ia kemi marrë çekiçin.

Interneti

– A e di ti se ekziston jeta edhe jashtë internetit?

– Vërtet? Ama linkun?

Urimi i Vitit të Ri

Profesori në fakultet ua uron vitin e ri studentëve:

“Ua uroj Vitin e Ri dhe shumë, shumë para sivjet!”

Njëri prej studentëve i thotë:

“E fati, lumturia, dashuria, çka po ndodhë me to?”

“Po ato vijnë të gjitha nëse ke para!”

Ombrella

I humbi biondes ombrella dhe shkoi në polici për ta lajmëruar tek gjërat humbura.

Polici e pyet: Kur e keni vërejtur se nuk keni ombrellë?

Po kur u ndal shiu më ra në mend se duhet ta mbyllë nuk e kisha me vete!

Dordoleci

Vetëm Chuck Norrisi mundet me maru dordolec prej shiut!

Fëmijët e mençur

Bisedojnë dy fëmijë: “Unë kur kam qenë i vogël kam qenë shumë i mençur! Merre me mend kam filluar të ecë që kur isha 10 muajsh”.

Fëmija tjetër i thotë: “Unë jam qenë edhe më i mençur! Mua më kanë bartur 4 vjet!”

Magjistari

Pse David Copperfieldi u tmerrua natën e Vitit të Ri në Kosovë?

Pasi s’ka mujt me e kuptu qysh një këngëtar këndon në pesë kanale televizive në të njëjtën kohë!

Shopeni

Në koncertin e muzikës klasike bisedojnë dy bionde. “Më fal a është ky Shopeni?”

“Nuk e di. Prit sa ta kthen shpinën të tregoj”.

Vjehrra

Dhëndëri përcjellë vjehrrën për në aeroport.

Dhe kur fluturoi aeroplani, dhëndëri lutet:

“O Zot merre, tash e ki më afër!”

Dy plus dy

E pyet shoku shokun:

“Sa bëjnë dy plus dy?”

Pasi mendon shkurt shoku i përgjigjet:

“Katër”

“Aaaa, e paske dëgjuar këtë barsoletë!”

Barsoletat e kafshëve

Organizuan kafshët në mal një garë se kush tregon barsoletën më të mirë. U morën vesh se duhet ta mbysin atë kafshë e cila tregon barsoletën me të cilën nuk qeshin të gjithë.

Filloi dhelpra e para. Tregon barsoletën, në fund të gjithë qeshin përveç ariut, kështu që e mbysin dhelprën në vend. Pastaj i vjen radha ujkut. Tregon barsoletën, të gjithë heshtin, vetëm ariu qeshë.

Kafshët tjera e pyesin:

“Pse po qesh?”

“O po barsoletën e mirë e tregoi dhelpra!”