Mos konsumoni pije energjike për t’u çlodhur

Hulumtuesit gjermanë kanë ardhur në përfundim se konsumi i pijeve energjike rrit mundësinë e sëmundjeve të tensionit të gjakut dhe çrregullimet e rrahjes së zemrës.Për të fituar energji dhe për t’u çlodhur, në vend që të pini pije energjike, bëni pushim më të gjatë. Hulumtuesit gjermanë deklaruan, pushimi në kohë organizimi i aktivitetit trupor si sporti gjatë ditës dhe pirja e lëndëve të përshtatshme si lëng frutash ndihmon shumë më tepër se pijet energjike në çlodhjen e njeriut nga punët e përditshme.Sipas tyre konsumi i pijeve energjike rrit mundësinë e sëmundjeve të tensionit të gjakut dhe çrregullimet e rrahjes së zemrës tek persona me të tilla probleme.

Kërkimet tregojnë se një e pesta e konsumatorëve të pijeve energjike janë me dhimbje koke dhe një e pesta tjetër kanë probleme me të rrahurat e zemrës.

 

Author: admin