Reperi kosovar Ardian Kurtolli i njohur si Fuga, ka bërë të ditur që së shpejti do të vijë me një këngë dhe klip të ri.Jam duke u përgatitur për xhirimet e klipit i cili do të lansohet në muajin mars. Është remix remake i këngës “A ke ti zemer” të Elvana Gjatës i punuar nga Flori, është më eksperimental. Ka edhe elemente rok dhe pop në këngë. Kënga titullohet “A bon me t’bo femën”, ka pohuar Fuga duke shtuar se më shumë është i fokusuar në punën e tij në produksionin “Entermedia” se sa në muzikë.
Këto ditë jam fokusuar më shumë në punën time në “Entermedia” dhe me aktivitetet muzikore nuk kam qenë edhe shumë aktiv, por jam duke punuar që ky video-klip të del shumë mirë,ka përfunduar Fuga.