Fenomeni astronomik “Tre diejt” befasoi banorët e Kinës verilindore. Në këtë rajon së bashku me diellin u paraqitën edhe dy “diej të vegjël”, të cilët u paraqitën në simetri me dritën e diellit siç e shohim përditë.Në këtë fenomen të qiellit më së tepërmi u kënaqen qytetarët e Changchunit. Ky është një fenomen i rrallë astronomik i cili krijohet gjatë muajve të dimrit me reflektimin e Diellit në atmosferë.Reflektimi ndodh kur drita e diellit refuzohet dhe thyhet në kristalet e akullit.