Ryva Kajtazi këto ditë të festave është paraqitur me këngën e saj më të re “Ti nuk e din çka don”, me tekst të Capital T.Këngëtarja dhe aktorja kosovare ka treguar për Telegrafi.com se ndodh që së shpejti të realizojë edhe video-klipin e kësaj kënge.“Nuk jam ende e sigurt se kur do ta realizoj video-klipin e kësaj kënge, por e kam në plan. Kënga është më ritmike dhe besoj që do të pëlqehet edhe nga publiku”, ka pohuar Ryva.
Ryva Kajtazi ka treguar se viti i kaluar për të ka qenë shumë i suksesshëm dhe se ajo do të vazhdojë të punojë me të njëjtin ritëm edhe këtë vit.
“Viti 2010 vërtet ishte i suksesshëm për mua, si në muzikë ashtu edhe në aktrim. Këtë vit do të vazhdoj të punoj siç kam punuar deri tani. Por jam duke menduar edhe për një biznes të ri, por ende asgjë konkrete”, është shprehur Ryva.