Prezantoi librat në Amerikë, Evropë, Azi e Australi. Por, Nusret Pllanës po i duhet që librin për krimet e shtetit serb në Kosovë t’ua shpalos edhe dy politikanëve vendorë: njërit shqiptar e tjetrit serb.
“Qëllimi ime sot është qe ketë libër t’ia dërgoj kryeministrit Isa Mustafa, dhe ministrit serb Aleksandër Jabllanoviq”, thotë ai për Klan Kosova.
Autori, që ishte gazetar lufte, tregon edhe arsyen se pse vendosi që librin me krimet nga viti 1844 e deri ne 2000 ta dorëzoj personalisht.
“Jabllanoviqi, publikisht i ka fyer nenat shqiptare, gjakovare, duke i quajtur egërsira, kurse Isa Mustafa, ne njëfarë forme e ka arsyetuar atë deklaratë famëkeqe se gjoja Jabllanoviqi paska qen i painformuam”.
Posa i vuri edhe nënshkrimet në dy librat, se pari ia mësyu zyrës se kryeministrit Isa Musatafa. Ky i fundit ishte i zënë për ta takuar, andaj Pllanën e pret shefja e protokollit.
“Është një dhuratë për kryeministrin që të jetë sa ma i informuar për gjenocidin ndaj shqiptareve”, thotë Pllana.
Nga këtu, ai u nis për tek ministri i kthimit dhe komuniteteve. Por, edhe këtu pritet nga asistentet e jo nga Jabllanoviqi, që kishte agjendë tjetër nga ajo qeveritare kosovare: duke i shkuar pas kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Para se ta pranoj librin, shefja e protokollit të ministrit Jabllanoviq kërkon një sqarim
“Është libër historik?”, pyet ajo.
“Është gjenocidi serb ndaj shqiptarëve. Ja libri dhe CD-ja, personalisht për ministrin”, ishte përgjigja e Pllanës.
Por, zyrtarja e Ministrisë ka edhe pyetje të tjera, për të cilat merr përgjigje të shkurtër: “A është vetëm gjenocidi i serbëve apo edhe i të tjerëve”?
“Të gjitha janë këtu”, thotë Pllana. /Klan Kosova/