Së shpejti, Facebook do të lansojë një funksion të ri, i cili do t’i freskojë Facebook Photos, përmes një sistemi i cili do të sugjerojë automatikisht se cilit përdorues duhet t’i bëni “tag”, pasi që teknologjia e re të cilët e ka mundësuar ky rrjet social, identifikon fytyrat e njerëzve.
Sistemi i ri është një shkrirje e teknologjisë së ndërtuar nga vetë rrjeti social së bashku me disa nga partnerët e saj afarist, shpjegon Chris Cox, Zëvendës President i Produkteve.
Sistemi është mjaft i thjeshtë për t’u përdorur dhe sa herë që keni nevojë për t’i etiketuar grupet e miqve tuaj në një album, teknologjia e identifikimit të fytyrës do të përpiqet të dallojë grupin e shokëve së bashku, për ta aktivizuar funksionin “Tag” sa më shpejtë që të jetë e mundur.
Me këtë funksion, Facebook do t’u sugjerojë miqtë që dëshironi t’i identifikoni me një fotografi, dhe nëse ky është veprimi që ju keni zgjedhur ta bëni, atëherë vetëm e shtypni butonin Save (Ruaj)./