Megjithëse jemi në shekullin e 21-të, mbeten ende shumë mistere të pazgjidhura kur vjen puna tek truri i njeriut.
Ai është një ‘makineri’ aq e komplikuar, sa që neuroshkencëtarët përpiqen gjithmonë e më tepër të arrijnë ta kuptojnë.
Një përpjekje e re shkencore do të synojë pikërisht të zbulojë disa nga këto mistere duke krijuar një simulim tepër të detajuar të trurit njerëzor.
Faktikisht, shkencëtarët do të përdorin një superkompjuter për të riprodhuar trurin tonë.
Në projektin Human Brain Project janë financuar 1.6 miliardë $ dhe janë angazhuar mbi 200 kërkues. Ai është projekti më i madh dhe më ambicioz i llojit të vet.
Për vënien në punë të tij nevojiten pajisje të veçanta harduere – paketimi i simulimit në një kompjuter të vetëm do të kërkonte një sistem 1000 herë më të fuqishëm se superkompjuterat e sotëm.
Superkompjuteri Titan arrin 20 petaflops fuqi përpunimi
Zyrtarisht projekti do të fillojë gjatë vitit 2013. Evropës do t’i duhet 10 vjet për të krijuar një hartë të 100 miliardë neuroneve që lidhen nga 100 trilion sinapse e që përbëjnë së bashku trurin njerëzor.