Duket se njerëzit e punësuar në Google nuk ndalen së punuari në avancimin e shërbimeve të veta, e përditësimi më i ri i njërit prej shërbimeve përfshin edhe rritjen e gjatësisë së video materialeve të cilat i ngarkojnë përdoruesit.Në blogun zyrtar të ekipit i cili qëndron prapa zhvillimit të YouTube është publikuar lajmi se për përdoruesit e caktuar do të mundësohet ngarkimi i video materialeve më të gjata se 15 minuta. Limitin prej 15 minutash YouTube e kishte përcaktuar kësaj vere.
YouTube nuk ka zbuluar se cili është limiti i ri i gjatësisë së videove, si dhe nuk ka detajuar se cilëve përdorues do t’u hiqet kufizimi prej 15 minutash. Ata vetëm kanë theksuar se kjo u përket vetëm me përdoruesit të cilët përmbushin “udhëzimet e komunitetit të shërbimit YouTube” si dhe ata të cilët nuk kanë shkelur të drejtat autoriale të përdoruesve tjerë.