Facebook e refuzon ofertën e Microsoft. Microsoft e ka konfirmuar se ka tentuar ta blejë rrjetin më të madh social në botë – Facebook.com, për një çmim prej 15 miliardë dollarësh.Duke folur për panelin e quajtur – “How to get acquired” gjatë konferencës Le Web në Paris, drejtori i Microsoft për Strategji dhe Përvetësime, Fritz Lanman, i është përgjigjur pyetjes së moderatorit Loic Le Meur, duke thënë “Po, ne kemi tentuar ta përvetësojmë Facebook-un. Ne dhe Facebook kemi pasur shumë ngjashmëri, dikur”.
Përgjigja e drejtorit të strategjisë së Microsoft e konfirmon spekulimin, i cili është publikuar edhe në librin e David Kirkpatrick – “The Facebook Effect”.
Duke folur lidhur me këtë temë, Lanman gjithashtu ka spekuluar me vlerën e Facebook, duke thënë se ajo mund të rritet dhe të barazohet me atë që sot e ka Microsoft.