Një shkollë e mesme në Wisconsin organizoi donkeyball (gomar-boll) për të grumbulluar fondet e nevojshme për nevojat e veta.
Në lojën e basketbollit me gomarë morën pjesë profesorët dhe për turpin e tyre u përpoqën të grumbullojnë sa më shumë para që është e mundur. Megjithatë, si kaluan gomarët?
-Organizata për mbrojtjen e kafshëve PETA dënoi këtë ngjarje pasi “kafshët shtyhen dhe detyrohen të luajnë kur ato nuk dëshirojnë”. Kjo është një gjë normale për një njeri i cili është sadist dhe sociopat, të sillet me kafshët në mënyrë çnjerëzore duke i keqtrajtuar ato. Por çfarë ndodh me gomarët që janë të njohur për kokëfortësinë e tyre?
Qenve dhe maceve u “mbushet mendja: më lehtë të bëjnë budallallëqe. Një top tenisi dhe një mi prej leshi mjaftojnë për ta shndërruar shtëpinë tuaj në cirk.
Me gomarët është tjetër gjë. Atyre u pëlqen të ngulin këmbë, të ju tërheqin mbrapa, të mos dëgjojnë dhe në përgjithësi janë shumë kokëfortë. Nuk janë as tipa atletikë, ndërsa aty këtu ka njerëz që mendojnë se gomarët janë edhe mizantropë. E si ka mundësi të luash basketboll me ta dhe t’i detyrosh të argëtohen?
Anëtarët e PETA-s me siguri do të thoshin “kurrsesi”, ndërsa secili njeri me pak mend në kokë do t’i mbështeste ata, sidomos nëse shikojnë këtë video.