Shumica e këngëtarëve nuk arrijnë ta kalojnë natën e Vitit të Ri me familjarët e tyre, por e kalojnë atë duke kënduar për fansat e tyre.Të njëjtin fat do ta ketë edhe sivjet Rovena Stefa. Këngëtarja nga Shqipëria thotë se ajo do të trokasë gotat me klientët dhe jo me të afërmit e saj, në natën e ndërrimit të viteve. Ajo do të jetë duke kënduar në një prej lokaleve të Prishtinës.
Artistja ndërkohë gjendet po në Kosovë, ku edhe po realizon xhirimet më të fundit të cilat do të transmetohen gjatë natës së vitit të ri në televizionet vendase.