Më herët ishte thënë se Microsoft është duke u bërë gati për lancimin e versionit publik beta të sistemit të saj operativ, Windows 8, ndërsa tani gjiganti amerikan i softuerit e ka konfirmuar një lajm të tillë, madje duke dhënë edhe datën e lansimit, që është muaji shkurt i vitit të ardhshëm.
Versioni i Windows 8 i cili ishte lëshuar vetëm për zhvilluesit e aplikacioneve, ishtë bërë jashtëzakonisht i famshëm, dhe ishte pëlqyer shumë nga ky segment i tregut, ndërsa pritet që version publik I këtij sistemi operativ do të jetë edhe më i famshëm se kaq.
Përkundër konfirmimit të kohës së lansimit të Windows 8, Microsoft ende nuk ka dhënë ndonjë datë të saktë se kur do të dal në treg me versionin beta të sistemit t saj të ri operativ.
Në anën tjetër, është thënë se Windows 8 do të jetë i gatshëm për prodhuesit e pajisjeve që bazohen në këtë system operativ kah muaji qershor i vitit të ardhshëm, prandaj ne mund të llogarisim që në 2012 ta harrojmë versionin paraprak të Windows.