Tani mund të thirrni miqtë e Facebook nga Skype

Tani ju mund të thirrni miqtë tuaj të Facebook përmes Skype edhe në qoftë se ata nuk e kanë Skype.Skype njoftoi dy versione të reja të enjten: Skype 5.4 Beta për Mac dhe Skype 5.7 Beta për Windows. Të dyja versionet kanë të integruar rrjetin social Facebook dhe ju mund të shtoni miqtë tuaj në kontakt listën e Skype.Facebook nisi video-chatin mundësuar nga Skype në korrik, por ky funksion lejon video-thirrje vetëm kur dy miq që dëshirojnë të flasin dhe që të dy duhet të jenë online. Me integrimin e ri të Skype, përdoruesit të cilët lidhin profilet e tyre të Facebook mund të bëjnë video-thirrje brenda nga Skype për miqtë të cilët do të përgjigjen duke përdorur Facebook. Ata gjithashtu mund të shohin nga pulti i Skype, kur miqtë e Facebook janë online, të lexojnë statuset e tyre e të tjera.

Integrimi do të zgjeroj shumicën e përdoruesve në ‘listat e kontaktit të Skype në mënyrë dramatike’, duke e bërë Skype një softuer më tërheqës social.

“Ne jemi në një mision për të lidhur më shumë se një miliardë njerëz dhe partneriteti jonë i vazhdueshëm me Facebook na sjell një hap më afër këtij qëllimi,” tha kompania për funksionet e reja në një postim blogu./

Author: admin