Një Ballkani i bashkuar në Federatë do të ishte një bllok i fuqishëm prej 55
milion njerëzish (pa llogaritur Turqinë)! Ballkani është pika e takimit të Evropës
dhe Azisë, Krishterimit dhe Islamit.
Ai kontrollon rrugët e drejtpërdrejta
të tokës mes Evropës Perëndimore, Azisë së Vogël dhe Lindjes së Mesme
Kriza aktuale në Greqi nuk e
ndihmon imazhin e Ballkanit në
Perëndim. Por as nuk e ndihmon
imazhin e Perëndimit në Ballkan.
Kështu nis një artikull i gazetës
turke, “Today Zaman”, me titullin
“Për një Federatë Ballkanike”, i
cili mbron idenë e krijimit të një
unioni të shteteve të Ballkanit
Perëndimor. Kjo nisur nga fakti
që “ka më pak të ngjarë tani
që vende të tilla si Bullgaria, të
pranohen në Eurozonë dhe se
asnjëri prej tyre nuk po digjet nga
dëshira për t’u bashkuar në të”.
“Ata tashmë e kanë kuptuar se
anëtarësimi në Bashkimin Evropian
nuk do t’i shpëtojë ata: Ata
gjithmonë do të mbeten në një
gjysmë periferie, do të mbeten
një burim i punës së lirë dhe i burimeve,
për bankat e pangopura
të BE-së, ato shumëkombëshe
dhe korporatat”. Më tej, artikulli
citon rastin e Gjermanisë, për të
cilën pohon se ajo udhëhiqet nga
një “Balkanpolitik” brutale.
“Kjo është në interes të Bashkimit
Evropian që për bazë ka
luftën e kombeve të vogla në
Ballkan, ku secili e ka me pasion
flamurin e tij. Tranzicioni nga
socializmi për te kapitalizmi,
është i gjatë. Post-komunizmi në
Ballkan nuk është ajo që njerëzit
kanë në mendje, kur ra Perdja e
Hekurt ra në Berlin në vitin 1989.
Vendet e Ballkanit sot kanë më
shumë të përbashkëta me
Afrikën e Veriut se sa me thelbin
e Bashkimit Evropian. Siç thonë
ata në Kroaci këto ditë, “Zagrebi
është Maghreb”, theksohet në
artikull.
Më tej, ai vijon me idenë e
rritjes së euro-skepticizmit në
Ballkan, veçanërisht tani që i
vetmi vend “komunist” i fundit,
Greqia, është duke iu nënshtruar
programeve të ashpra nga Fondi
Monetar Ndërkombëtar (FMN)
dhe Banka Qendrore Evropiane
(BQE).
“Për 20 vjet, anëtarësimi në
Bashkimin Evropian ka qenë
një objektiv për të gjitha forcat
politike në Ballkan. Jo më shumë.
Një brez i ri ka hyrë në politikë
në Ballkan nëpërmjet veprimeve
të drejtpërdrejta demokratike
në rrugë dhe jo maskaradave të
demokracisë zgjedhore. E majta
e re është ndarë nga e kaluara e
socializmit shtetëror dhe e partive
tradicionale shoqërore demokratike”,
shton më tej artikulli.
Duke prekur më pas idenë e krijimit
të një Federate Ballkanike,
gazeta pohon se ideja rreth saj ka
nisur të kryhet pak para Luftës së
Parë Botërore, gjatë periudhës së
luftërave dhe përsëri në fund të
1940, e parë kjo si një përpjekje
unifi kimi në bazë të solidaritetit
social dhe barazisë ekonomike
mes vendeve që bëjnë pjesë në
gadishullin e Ballkanit.
“Kjo është diçka që Evropa veriore
donte ta parandalonte me
çdo kusht. Një Ballkani i bashkuar
në Federatë do të ishte një
bllok i fuqishëm prej 55 milion
njerëzish (pa llogaritur Turqinë)!
Ballkani është pika e takimit të
Evropës dhe Azisë, Krishterimit
dhe Islamit. Ai kontrollon rrugët
e drejtpërdrejta të tokës mes
Evropës Perëndimore, Azisë së
Vogël dhe Lindjes së Mesme.
Po kush humb nga një bashkim
i Ballkanit? Çfarë ndodh nëse
grekët, bullgarët, shqiptarët,
serbët dhe rumunët sigurojnë
dalje që portin e Selanikut apo
qasje të lirë në portet e Adriatikut?
Ashtu si problemi araboizraelit
mund të zgjidhet vetëm
nëse krijohet një shtet i vetëm?
Greqia dhe Shqipëria mund të
bashkohen në një republikë
federative në Ballkan”, thekson
artikulli.
“Krijimi i Federatës së Ballkanit
do të kërkojë edhe monedhën
e vet. Kjo do të inkurajojë
shkëmbimin e tregtisë së
barabartë në mesin e vendeve
fqinje, diçka që është penguar
sot me ekzistencën në Evropë
të monedhave të ndryshme,
të Eurozonës dhe jo-Eurozonë
brenda Ballkanit. Por çfarë gjuhe
do të ketë Konfederata Ballkanike?
Anglishtja duket të jetë një
opsion logjik meqë është gjuha
ndërkombëtare, megjithatë,
Britania e Madhe dhe SHBA nuk
kanë luajtur historikisht një rol
dominues në rajon”, vazhdon më
tej artikulli në fjalë.
Një federatë e Ballkanit shihet
si diçka që mund të ndodhë
brenda natës. Hapi i parë është
krijimi i partive politike apo
fronteve popullore në të gjitha
vendet që kanë një program
të përbashkët, domethënë: a)
mospranimin e borxhit të jashtëm,
b) shtetëzimin e bankave
në mënyrë që qeveritë mund të
luajnë role të rëndësishëm në
zhvillimin e ekonomive vendore,
c) një monedhë e re (“balko”?)
për një federatë të madhe në
Ballkan pa kufi j të brendshëm ku
njerëzit dhe mallrat qarkullojnë
lirshëm, d) heqja e tatimit për
të ardhura të ulëta, c) krijimin
e ekipeve të mëdha industriale,
teknologjike dhe bujqësore d)
arsim falas, transportit masiv,
kujdes mjekësor dhe argëtim.
“Njerëzit do të kenë punë të
denjë dhe më në fund ata do të
shpëtojnë nga kthetrat e BE-së,
SHBA-ve dhe kapitalit rus. Por a
është e gjitha kjo ide fantastike
e pamundur? Asgjë nuk është
e pamundur në ditët e sotme.
Një botë me shpresë të re dhe
optimizëm, është mbi ne”, përfundon
Today Zaman.
Një Ballkani i bashkuar në Federatë do të ishte një bllok i fuqishëm prej 55
milion njerëzish (pa llogaritur Turqinë)! Ballkani është pika e takimit të Evropës
dhe Azisë, Krishterimit dhe Islamit. Ai kontrollon rrugët e drejtpërdrejta
të tokës mes Evropës Perëndimore, Azisë së Vogël dhe Lindjes së Mesme.
Derguar Nga Zotri Naim Brahimi