Kohëve të fundit, Google është duke punuar shumë që t’i rifreskojë një numër të madh të shërbimeve dhe aplikacioneve të saj, dhe në mesin e tyre do të jetë edhe shërbimi i famshëm i emailit, Gmail.Gmail’i i ri për momentin është në temën e quajtur “Preview”, mirëpo me dizajnin e ri të këtij shërbimi do të vijnë edhe funksione të reja, të cilat përfshijnë: shiritin e ri të veprimit, i cili përdor ikona në vend të tekstit, të cilin Google e ka përdorur në të kaluarën.
Në anën tjetër, seksioni i bisedave i quajtur “Conversation” gjithashtu do t’i ndënshtrohet një ri-modelimi, pasi që i njëjti do të pasurohet edhe me fotografi afër kontakteve.
Për më shumë, në mesin e funksioneve të reja që do të vijnë me ndërfaqen e re të Gmail, do të jenë edhe dhjetëra tema dhe motive për shërbimin, të cilat do të ofrohen në kualitet High-Definition.
Versioni i ri i Gmail pritet të arrijë së shpejti, ndërsa deri atëherë ne do të ju njoftojmë për çdo risi që lidhet me këtë shërbim.