Genta ende pa të dashur

Genta Ismajli, e cila ka kohë që është beqare, gjatë një interviste për mediat shqiptare ka thënë se e ka të vështirë të gjejë një mashkull.Është shumë e vërtetë, siç e thua dhe ti prej kohësh nuk kam një mashkull në krah, nuk e mbaj mend që kur nuk kam dalë për herë të fundit me një të tillë, ndoshta para një viti, ose edhe dy”, ka thënë këngëtarja.Genta ka thënë se ndonjëherë edhe e ndien nevojën për të pasur afër një mashkull, por se familja fansat e mbushin me dashuri.

“I jam përkushtuar maksimalisht punës, karrierës, muzikës gjatë gjithë kësaj kohe. Normalisht që kam simpati, si gjithë të tjerët, p.sh., kur shkoj në ndonjë festë, apo edhe kur dalë ndonjëherë mbrëmjeve ia ngul sytë ndonjë djali, afeksionohem ndaj tij, por veç kaq. Vërtet, ndonjëherë e ndjej shumë të nevojshme prezencën e një mashkulli në jetën time, po gjithsesi për shumë pak më ndodh kjo. Fansat, muzika, familja më mbushin me jetë dhe dashuri”, ka thënë më tej Genta.

Author: admin