Këngëtarja Adelina Thaçi, e cila vetëm ditë më parë zbuloi se është e dashuruar, ka bërë të ditur se këtë të shtunë do ta kurorëzojë me fejesë dashurinë e saj me Bardhyl Metaj.“Këtë të shtunë do të fejohem. Jam shumë e emocionuar, janë emocione gëzimi. Është diçka e re për mua dhe vërtet jam shumë e lumtur, sepse kam gjetur një njeri që më përshtatet në të gjitha aspektet”, ka pohuar Adelina.
“Ceremonia e fejesës do të jetë shumë e vogël, vetëm familjarët dhe miqtë të afërt”, ka shtuar ajo.
Ndërsa sa i përket martesës Adelina thotë se për momentin nuk kanë plane konkrete sepse ata dëshirojnë ta shijojnë fejesën e tyre.
“Për martesë nuk jemi duke menduar njëherë. Dëshirojmë t’i shijojmë këto momente, por në të ardhmen e afërt sigurisht që edhe do të ketë martesë”, ka përfunduar Adelina.