Kejdi Jashari: Synoj boten e artit dhe te televizionit

uhet Kejdi Jashari, është 17 vjeçe dhe sapo ka përfunduar vitin e dytë të gjimnazit. Të gjitha misse-t prezantohen njësoj si për të mos i rënë ndesh bukurisë së tyre për kukulle. Por nganjëherë të intervistosh një Miss është edhe më e vështirë për ta zbuluar, pasi atyre u pëlqen gjithmonë të mbeten mister. Fituesja nga Tirana e “Miss Shqipëria 2011”, rrëfen se si arriti t’i bënte humbëse 30 bukuroshet e tjera të garës dhe ofertat e një vajzë tashmë me kurorë:
Kejdi Jashari shpallesh më e bukura e Shqipërisë 2011, çfarë vlere ka kjo kurorë për ty?
Të shpallesh “Miss Shqipëria” është një ndjesi e bukur, të cilën do të kish dashur çdo vajzë ta provonte. Të mbash këtë kurorë do të thotë se për një vit ke të drejtë të pretendosh se je bukuroshja më e spikatur, pasi je zyrtarizuar si e tillë në një konkurs bukurie.
Mendon se kjo kurorë do të ndryshojë jetën, dhe ti si do kishe dëshirë të kishe jetën tënde?
Nuk mendoj se do të ketë ndonjë ndryshim rrënjësor, sepse nuk ka ndonjë arsye për këtë. Nuk besoj se duhet të shoh shumë ëndrra të realizueshme vetëm e vetëm se mora një kurore Missi. Kuptohet, do të angazhohem në të gjitha aktivitetet e mundshme që do të më ofrohen dhe do të bëj të pamundurën të mos zhgënjej organizatoret. Mbi të gjitha nuk do të doja të zhgënjeja prindërit dhe të afërmit e mi.
Mund të tregosh diçka për familjen tënde, nga kush e trashëgon këtë bukuri dhe nga ç’familje vjen?
Bukurinë e trashëgoj nga dy prindërit e mi, të cilët janë njerëz të mrekullueshëm. Vij nga një familje e thjeshtë, prindërit e mi, kanë pasur pasione apo talente në jetë, por për shkak te kushteve apo rrethanave nuk kanë arritur t’i realizojnë. Ëndrrat të cilat mami i ka pasur në rininë e saj, dëshironte t’i shikonte të realizuara tek mua. Ajo ka qenë gjithmonë një shtysë për të ecur përpara dhe për të marrë pjesë në evente bukurie.
Si ndodhi që u bëre pjesë e një konkursi të tillë mes 31 vajzave pjesëmarrëse?
Më tepër e nisa për një eksperiencë të re e të bukur, e cila fatmirësisht më kurorëzoi fituese.
Dimë që sapo ke përfunduar vitin e dytë të “Kolegjit turk”. Çfarë e shtyn një vajzë kolegji të marrë pjesë në një konkurs bukurie?
Vajzat e kolegjeve janë si të gjitha gjimnazistet apo adoleshentet e tjera, të cilat në këtë moshë kanë ëndrra dhe dëshira që duan t’i realizojnë duke eksperimentuar.
Para pjesëmarrjes në Miss-it je angazhuar me “Albanian Next Top Model”. Janë synimet e tua moda, kinemaja apo ekrani ?
Pjesmarrja në evente bukurie ka qenë një nga dëshirat e mia. Duke marrë pjesë në to, dashur pa dashur bëhesh figurë apo imazh ekrani. Ende nuk e kam provuar kinemanë, por nëse do ta ndjeja veten mirë, pse jo?
Je vetëm 17 vjeç, je ambicioze e lindur apo pranon rastësinë?
Nuk më pëlqejne planet afatgjata. Me pëlqejnë gjërat e pakta dhe të sakta. Kam dëshirë të marr pjesë në “Miss World”, të vazhdoj studimet e larta, dhe sigurisht të ndjek një rrugë drejt botës së artit dhe televizionit.

KLOTILDA HARKA

Author: admin