Përveç angazhimit në lokalin e saj në Durrës, këngëtarja Rovena Stefa së bashku me grupin Bro Band dhe Gold AG kanë udhëtuar drejt Vlorës për klipin e ri.Kënga mban titullin “Dëgjo Rovin” – kjo një shprehje që ishte bërë hit kur ajo ishte në “VIP Shpija 2”, raporton “Kosova Sot”.Klipi është xhiruar nga “Max Production” dhe pritet së shpejti të lansohet. Kënga është gërshetim i muzikës popullore, asaj orientale dhe hip-hopit.