Me modernizimin e teknologjisë, modernizohen edhe mënyrat e intervenimeve. Këto tash nuk shkojnë vetëm nëpër kafene dhe përmes telefonit, por edhe përmes internetit dhe Facebook-ut.Kjo ka ndodhur së fundi me aktorin e njohur kosovar Ismet Azemi, i cili duket se nuk është njohës i mirë i rrjetit social Facebook.
Sipas portalit Webmagazina, aktori ishte nisur të dërgonte një mesazh elektronik në adresë të dekanit të Fakultetit të Arteve në Prishtinë, Adem Rusinovci, duke menduar se po dërgonte një porosi që mund ta lexonte vetëm Ademi.
Por, në vend se të dërgonte një mesazh personal, Ismeti ka postuar komentin në faqen e parë të profilit të Ademit, ku mund ta lexojë gjithkush.
“pershendetje i nderur.shpresoi te mos keshe harruar ,eshte koha me ber nje intervenc te vockel per djalin shpend azemin .te dekani i fakultetit ekonomik.duke ju respektuar ismet azemi .”, ka shkruar Ismeti në “Wall” të dekanit.