Me tendat e reja në pamjen e balonave prej gome, përjetimi i fushimit në natyrë ka mbërritur një nivel më të lartë.Me pamjen panoramë në ambient, struktura e tejdukshme është dizajnuar në atë mënyrë që t’i mbajë njerëzit sa më afër natyrës. Balon-tenda prej gome mund të merren me qira në tërë Francën.
Çmimi për një natë është 470 euro. Dizajneri francez Pierre Stephane Dumas tha se kreacioni i tij “Bubble Tree është një tendë e pazakontë për një natë të pazakontë”.
“Të flesh nën qiellin e mbushur me yje dhe të zgjohesh në vesën e mëngjesit është diç që shumica e njerëzve nuk e përjetojnë shpesh”, tha Dumas.