Vaji i karafilit është shumë i dobishëm në rastet e dhimbjeve të dhëmbëve ku bakteret nxisin dhimbjen.Shumica prej nesh, kur kemi ndonjë problem shëndetësor, u drejtohemi kurave popullore krahas ilaçeve me recetë. Lind pyetja a janë këto kura të dobishme për të gjithë ne dhe çfarë thotë shkenca rreth tyre?Bëhet e ditur se vaji i karafilit heq dhimbjen e dhëmbit. Si një alternative natyrale, vaji i karafilit përftohet nga gjethet e bimës karafil. Ky vaj, i cili mund të gjendet në Indi dhe Indonezi, i është nënshtruar shumë eksperimenteve të ndryshme për sa i përket veçorive të tij analgjetike dhe antibakteriale. Sipas tyre, vaji i karafilit është shumë i dobishëm në rastet e dhimbjeve të dhëmbëve ku bakteret nxisin dhimbjen.
Por, duke pohuar se ky vaj nuk mund të përdoret nga të gjithë specialistët theksuan se ka një shije të rëndë. Në rast se merret në sasi të mëdha mund të shkaktojë efekte anësore shumë serioze. P.sh mund të shkaktojë probleme në rrugët e frymëmarrjes dhe mëlçi.