Lëvizja Ilirida,ndjek me vëmendje të veçantë zhvillimet e fundit, që kanë gjeneruar një situatë shumë të ndërlikuar në vend. Është e natyrshme se në zgjedhje ka humbës dhe fitues,njëri i dobësuar e tjetri i mëkëmbur, thjeshtë e kam fjalën për BDI-në e dobësuar dhe Aleancën të mëkëmbur. Çka mund të bëjnë në këtë gjendje, për të përmirësuar sadopak pozitën e popullit shqiptar në këtë Maqedoni të katandisur, çka mund të bëjë Besa me Alternativën që rrahin gjoks se kan fituar. Siç shihet të gjitha partitë politike kan fituar por populli gjithnjë e më shumë po humb dhe mendja ende nuk i mbushet. Në këto rrethana momentale me një gjendje të rëndë ekonomike, sociale e politike,në një shtet pa asnjë shpresë e pa perspektivë, në të gjitha sferat më të rënduar jemi ne shqiptarët. Shqiptarët jo vetëm se nuk konsiderohen si popull,por edhe si pakicë etnike jemi më të cenuar se çdo pakicë tjetër. I gjithë ky cenim i integritetit tonë etnike territorial, pa institucione kombëtare, partitë politike shqiptare si të çmendura vrapojnë për të hyrë në pushtet, pa pasur asnjë platformë politike kombëtare, pa fije turpi rreshtohen në bllokun maqedonas në kurriz të shqiptarëve. Lëvizja Ilirida as e urren e as e ka përkrahur BDI-në, e cila është duke u shembur, por as edhe opozitën shqiptare,Aleancën e Alternativën nuk do ti përkëdhel sepse hapëron ngutshëm e dëmshëm me lëvizjet e saja të pamenduara mirë, siç thonë kinse të përmbysin pozitën,gjegjësisht BDI-në, e realisht janë të etur për të shijuar pushtetin.Lëvizja Ilirida konsideron se rrethanat e krijuara në Maqedoninë e Veriut janë më shumë se kurrë të favorshme që faktori politik shqiptar, pozitë e opozitë të mos joshet për pushtet të huaj, por të ndërtojmë e të kemi pushtetin tonë në Iliridën tonë sovrane. Është e natyrshme të mendojmë për veten e të besojmë se e ardhmja jonë është e sigurt vetëm me Republikën e Iliridës,edhe pse kjo në planin mbarëkombëtar është zgjidhje e pjesëshme . Prandaj ky popull pret një zgjidhje e kjo zgjidhje është vetëm Republika e Iliridës e shprehur me vullnetin politik të shqiptarëve, atëherë për autonomi politike-territoriale e sot për një republikë shqiptare. Nga ky këndvështrim Lëvizja Ilirida, lëvizjet e deputetëve si përfaqësues të popullit nga një bllok në një bllok tjetër i shef si shumë shqetësuese dhe me plotë pasoja,në dëm të këtij populli të shumë vuajtur. Blloku maqedonas ka urrejtje nacionale, bënë politikë shfarosje ndaj neve shqiptarëve. Migrimi i të rinjve është shumë e dhimbshme dhe rrezik shumë serioz për shoqërinë tonë. Andaj Lëvizja Ilirida apelon tek faktori politik shqiptar ti vej gishtin kokës dhe të mendojë për të pasur institucionet e veta. Vrapi për pushtet të huaj është i pakuptimtë. Rruga e vetme është federalizimi dhe nga kjo rrugë Lëvizja Ilirida kurrë nuk hek dorë dhe kurrë nuk do të gjunjëzohet. Respekt për të gjithë ata që kanë mirëkuptim. Sekretar i përgjithshëm i Lëvizjes Ilirida zt. Nexhat Mustafa