Poezi Nga Besnik Gashi Drenica
Ia ndalet lojën,
Ia mbyllet gojën,
Në mes ju nda prralla,
Në breg e solli vala!
Pse o Zot, Lejon këso ligësi,
Pse o Zot, Keshtu t´a psoi ky fëmijë!?
Lufta e detyroi,
Ta merr rrugën e mergimit,
Pa e ditë se kjo është e fundit,
Rrugë e shtegtimit! Merre ket engjull
Zot në dorën tuaj,
I shpetojë luftës,
Por nuk i shpetoj ujit!
E bota le te qeshet,
Me turpet e saj,
Sa fëmijë mur lufta,
E sa deti i përbiju n´gjirin e saj!
I leht i qoft dheu,
Qe ra mbi trupin e njom,
E turpi qoft mbi botën,
Qe femijëve s´ju ndihmojnë!
Bota qe benë sehir,
Për keta femijë te ngratë,
Deti ua solli, Merreni turpin dhuratë
B.G-D Bonn,04.09.15