Ndërroi jetë prof.dr Musli Bajrami “Ne jemi të All-llahut dhe te All-llahu do të kthehemi”

musa

 

Marrë nga TV2 Gostivar

Ndërroi jetë prof.dr Musli Bajrami “Ne jemi të All-llahut dhe te All-llahu do të kthehemi”

Dje më datë 19 qershor 2015 pas namazit të teravisë, ndëroi jetë Prof. Dr. Musli Bajrami, ligjërues në Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup. Në vazhdim ua sjellim biografinë e rahmetliut. Dr. Musli Bajrami ka lindur me 14.01.1957 në fshatin Gradec të Gostivarit. Shkollën fillore e kreu në vendlindjen e tij në vitin 1972 dhe në shtator të të njëjtit vit vazhdoi mësimet e tija në medresenë Furkan në Damask-Siri.

Pas kryerjes së shkollës së mesme, Studimet e tija i vazhdoi në Fakultetin Teologjik dega: Akaidi dhe filozofia Universiteti – Al-Ez’har në Kairo, Egjipt, për ta kryer atë në vitin 1981. Pas diplomimit në vitin 1983 ai u emërua përgjegjës për jetën fetare dhe arsimore (imam, mualim dhe vaiz) në fshatin Gradec, detyrë të cilën vazhdoi ta kryej deri në vitin 1995. Prej vitit 1988 e deri në vitin 1992 ka kryer detyrën e Kryetarit të Këshillit të Bashkësisë Islame në Gostivar. Ndërsa që nga viti 1990/91-2007 punon si profesor i rregullt në medresenë “Isa Beu“ në Shkup për lëndën e akaidit, kaliografis arabe Da’ves dhe të retorikës.

Gjatë kësaj periudhe përgatit edhe tekstet mësimore për lëndët e lartpërmendura për të gjitha vitet. Është recezent i mbi 17 veprave me karakter fetar të përkthyera në gjuhën shqipe. Përveç kësaj Musli Bajrami boton edhe punime tjera publicistike dhe shkrime tjera në gazetën ”Hëna e Re”. Studimet pasuniversitare i regjistroi në Universitetin e Tetovës në vitin 1998/1999, Provimet e planifikuara i dha në kohën e duhur dhe me 25.09.2003 mbrojti me sukses temën e magjistraturës më titull: ”Periudha historike e medresesë së Isa Beut-Shkup”.

Para komisionit të përbërë nga: Prof. Dr. Ahmed Sherifi mentor, Prof. Dr. Jahja Drançolli Kryetar dhe Prof. Dr. Nebi Dervishi anëtarë. Nga 2007/08 filloi të punojë në Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup si profesor i rregullt Ass, në lëndën e Kuranit për katër semestrat e parë dhe lëndën e Akaidit për semestrin e dytë dhe të tretë, në këtë periudhë, do të përgatisë tekstet për lëndët e sipër përmendura, dhe në dhjetor të vitit 2009, e regjistroi doktoraturën në Universitetin Ndërkombëtar të Novi Pazarit. Senati i Universitetit ka miratuar temën e disertacionit të doktoraturës dhe me 21.12.2013 mbrojti me sukses disertacionin e doktoraturës me titull: “Shi’itët dymbëdhjetëshe dhe Ehli-Suneti, Identiteti dhe dallimet në parimet e besimit”

. Para komisionit të përbërë nga: Prof. Dr. Metin Izeti mentor, Prof. Dr. Mevludin Dudiç (Rektor i Universitetit) kryetar dhe Prof. Dr. Enver Giciç anëtarë. Varrimi i rahmetliut është sot ( e shtunë) me namazin e iqindisë në varrezat e fshatit Gradec.

Author: admin