Një iPad i gjeneratës së katërt me paraqitjen Retina dhe ndoshta me disk deri 128 GB është duke u përgatitur për lëshim, tregojnë burimet për 9to5Mac.
Propozimi i ardhshëm nuk do të jetë një dizajn i ri por një shtim i gjeneratës së katërt, me të njëjtën ngjyrë dhe kombinime të wirelessit si iPad 4, tregojnë këto burime anonime.
Çmimi nuk dihet, por modeli i ri përshkruhet si një “SKU premium” (njësia mbajtëse rezervë) që do t’i bashkohej linjës së tanishme të iPadë-ve prej 16 GB, 32 GB dhe 64 GB.
Një burim tek një shitës me pakicë në Shtetet e Bashkuara tregoi për 9to5Mac me atë që supozohet të jetë lista e re SKU për iPad-ët që përfshijnë modelin e katërt të etiketuar si “Ultimate” për t’iu bashkuar linjës së tanishme.
9to5Mac dyshon që modeli i ri do të ketë 128 GB falë kodit të gjetur në iOS 6.1 beta 5 që tregon përshtatshmërinë e mundshme të pajisjeve me iOS deri në 128 GB. Zbulimi ishte treguar së pari gjatë fundjavës nga @iNeal në Twitter.
Apple prezanton iPad 4
Kjo cicërimë e drejtoi Jeff Benjamin në iDownloadBlog që të ekstraktojë iOS 6.1 dhe të krahasojë vlerat e System Partition Paddingut të gjetur në iOS 6.x.
9to5Mac thotë që nëse ky iPad është duke u përgatitur, ai mund të mos jetë synuar për konsumatorët e përgjithshëm por ndoshta për qeveri ose përdorim për një pakicë të njerëzve.