Shefi i Intelit Paul Otellini për vitin e ardhshëm paralajmëroi edhe më shumë versione të ultraportativëve të cilët kompania po i quan ultrabook.
Përveç portativëve me dizajn klasik, ata janë të menduar edhe për të qenë konkurrent të MacBook Air, ndërsa Intel paralajmëron edhe modele me ekranet e ndjeshëm në prekje, të cilët do të mund të funksionojnë edhe si tablet.
Për këta të fundit rëndësi të madhe ka paraqitja e Windows 8 me ndërfaqen më të përshtatshme për përdorim në tablet dhe pajisjet tjera me touchscreen, por edhe çmimi i vet pajisjeve. Intel është i vetëdijshëm që për rezultate të mira të shitjet ultrabookët duhet të jenë në nivelin e çmimeve prej 699 deri në 799 dollarë, që kërkon kosto më të ulët të prodhimit dhe çmime më të ulëta të ekranit të ndjeshëm në prekje.