Duke marrë yrnek në rrjetin shoqëror me popullaritet planetar Facebook, në Argjentinë është themeluar rrjeti shoqëror për bujq i quajtur SojaBook.Për ndryshim nga rrjeti të cilin e krijoi Mark Zuckerberg, anëtarët e rrjetit shoqëror për bujq në vend të fotografive të familjarëve dhe miqve, shkëmbejnë fotografitë e lopëve, fushave të mbjella ose llojeve të rinj të traktorëve.Rrjetin e ri shoqëror dedikuar bujqve SojaBook e themeloi para një muaji avokati argjentinas Mariano Torubiano, me qëllim të ndërlidhjes së farmerve dhe shkëmbimit të përvojave dhe informatave për të ardhur më lehtë deri te zgjidhja e problemeve të përditshme.SojaBook për momentin numëron rreth 1,000 shfrytëzues, e në këtë rrjet shfrytëzuesit mund të kyçen edhe përmes llogarive për Google ose Yahoo.