Këngëtarja e njohur kosovare Leonora Jakupi mohon të ketë vjedhur këngën e saj të fundit me të cilën po konkurron në festivalin “Kënga Magjike” në Shqipëri.Këto deklarata këngëtarja i ka bërë në emisionin televiziv “Opinion” në televizionin “Klan”.Ndryshe gjatë këtij emisioni Leonora ka thënë se ka qëndruar tri net pa gjumë pas publikimit të lajmit, pasi ishte kritikuar nga mediat se ka vjedhur këngën “Këngë e pa kënduar” nga një këngëtare serbe.
Kënga “Oro” ishte njëra prej këngëve të këngëtares Jelena Tomasevic e cila kishte prezantuar Serbinë në edicionin e Eurovision të vitit 2008, përderisa Leonora ka thënë se instrumentalin e ka blerë nga një kompozitor maqedonas.
“Nuk dëgjoj muzikë serbe dhe se nuk do ta bëj kurrë këtë sepse në radhë të parë kam një histori të familjes sime ku e dini që babi i im është dëshmor i luftës”, ka thënë Jakupi në këtë emision.
Në mbrojtje të saj ka dalë edhe kantautori Ardit Gjebrea i cili ka thënë se kënga është e ndryshme në nota, ku edhe ka dhënë notat e këngës.
Me poshtë do ta shihni videon ku Leonora komenton për këngën “e vjedhur”.