Sapo ka përfunduar një projekt gjigant, ndërkohë që aktualisht duhet të jetë në Kanada, sepse sot do të japë koncertin e parë për shqiptarët atje. Është e lumtur për suksesin që po korr dita-ditës, megjithatë këmbët i ka gjithmonë në tokë.
Puna është ajo që të çon gjithmonë përpara”, thotë këngëtarja shumë e suksesshme Elvana Gjata në këtë intervistë dhënë për “Bluetooth”. Mes rreshtave që do të pasojnë bukuroshja jonë rrëfen shumë detaje nga jeta që po bën aktualisht. Ajo hedh poshtë çdo thashethem mbi jetën private, madje pohon se vazhdon të jetojë në shtëpinë e prindërve. Po nga e mori spunton Elvana për ta realizuar këtë këngë të re? Albumi i ri, bashkëpunimi i ngushtë me Florin, suksesi në “Top Fest” dhe arsyeja pse nuk morri pjesë në “Kënga Magjike”, marrëdhëniet me kolegët dhe…shumë surpriza.
“Për jetën time private do të jem gjithmonë e rezervuar. Nuk ka asgjë të veçantë. Si çdo individ në një lidhje që e ka një fillim dhe një fund”, ka thënë ajo ndër tjera në intervistë.