Pas sulmeve të njëpasnjëshme ndaj një sërë kompanish kryesore, e sidomos ndaj sistemit të kartave PayPal, që sollën humbje të konsiderueshme parash, në shit-blerjen në interet, policia e SHBA-ve në bashkëpunim me atë britanike, kanë nisur një fushatë të gjerë arrestimesh, për anëtarët e grupit të hakerave Anonymous.Sipas burimeve zyrtare në FBI, njoftohet se të paktën 16 hakera janë ndaluar në disa shtete të SHBA-ve, të cilët po merren në pyetje, pasi dyshohen për krim kibernetik. Ndërkohë edhe katër hakera të tjerë janë shpallur në kërkim në Britaninë e Madhe.Pasi sulmoi sistemin e kartave PayPal, grupi i hakerave Anonymous, arriti të mbyllë përkohësisht edhe shërbimet e MasterCard e Visa dhejtorin e kaluar. Ky sulm pasoi ngrirjen e parave për anëtarët e rrjetit Wikileaks.