Google a thyer disa barriera të tjera duke shtuar opsionet e kërkimit motorrik përmes zërit dhe imazheve.
Bëhet fjalë për dy opsione të tjera “Google Image Search” dhe për “Google Voice Search”. E para do të thotë se kërkimi në motorrin e Google mund të realizohet përmes piktures. Ti tërheq me mi foton që do dhe e hedh atë në vendin e kërkimit dhe automatikisht shfaqen informacionet apo faqet që kanë lidhje me këtë foto. Të gjitha ata që dëshirojnë ta provojnë këtë mund të kliokojnë në: www.images.google.com
Ndërkohë “Google Voice Search” zhvillon kërkimin e saj përmes fjalëve. Perkrah motorrit të kërkimit do tju shfaqet një mikrofon. Për të kërkuar me zë mjafton të shtypni këtë buton dhe të flisni në anglisht. Në mënyrë automatike do tju shfaqen dokumentat e fotot që kane lidhje me atë fjalë. Ky opsion njeh gjithësej 230 miljardë fjalë në anglisht. Per momentin “Google Voice Search” është i përhapur vetëm në Angli dhe së shpëjti do të bëhët i aksesueshëm për të gjitha vendet. Per të pare këtë opsion klikoni: www.google.com/insidesearch/voicesearch-chrome.html