Shkruan duke përdorë 43 pjesë të trupit

Një burrë nga Kina është në gjendje të shkruajë kaligrafi me lapsin të cilin mund ta mbajë me 43 pjesë të ndryshme të trupit.Cao Ruiqin, 44 vjeçar, mund të formojë shkrim elegant duke përdorur sytë, vrimat e veshit, hundën, belin, sqetullën, kërthizën, qepallat dhe gjunjët, shkruan Metro.Ai tash dëshiron të aplikojë për librin e rekordeve Guinness për ta pranuar talentin e tij. Cao filloi ta praktikojë kaligrafinë kineze kur ishte gjashtë vjeçar.

Ai tha: “Kam mësuar prej gjyshit tim. Por për shkak të varfërisë unë mund të shkruaja vetëm me një shkop dhe i ulur në dysheme”.Ai sqaroi se si filloi të praktikojë shkrimin me pjesët tjera të trupit pasi një shok i tij me një këmbë të amputuar vdiq.Para më shumë se dhjetë vitesh një shokut tim ia amputuan njërën këmbë pas operacionit. Ai shkruante dorëshkrimin kinez shumë bukur dhe pas operacionit ai humbi interesin në jetën dhe vdiq disa vite më vonë nga dëshpërimi. Unë vendosa të zbulojë një mënyrë të re për njerëzit me të meta fizike për të shkruar dhe për të kthyer besimin në veten dhe jetën”

 

Author: admin