Këngëtari Shaqir Cërvadiku edhe njëher u dëshmua se është këngëtar i madh .Për 30 vite me rradhë, zëri i tij ka kumbuar fuqishëm në skenën shqiptare, duke ngritur peshë zemrat e shqiptarëve dhe duke e çuar në një stad shumë më të lartë këngën shqiptare.Pothuajse në të gjitha këngët e tij, i këndohet atdhetarisë, patriotizmit, mallit për vendlindjen, si dhe dramës së kurbetit, ku mijëra kosovarë, të detyruar për shkak të pushtimit serb, kanë braktisur vendlindjen.Madhështia e Shaqirit kësaj radhe u dëshmua në dashurin dhe respektin ndaj familjes.Promovimin e këngë e beri në programin”Odeon” të Naim Abazit në RTK.
Zëri i ëmbël dhe interpretimi me zemër i bëri të gjithë të qajn duke e ndegjuar këngën që Shaqir Cërvadiku ja kishte kushtuar bashkëshortës që i ka vdekur 8 muaj më parë.