Sipas raporteve të fundit të revistës Forbes, thuhet se iPhone 5 do të përfshijë edhe teknologjinë NFC, e cila do tu mundësojë njerëzve të paguajnë nga telefoni i tyre mobil, më në fund.Burimi i Forbes vjen nga një palë jashtë mediumit, mirëpo i njëjti thotë se në iPhone 5 do të ndodh ajo që të gjithë e presin; pagesat mobile nga telefoni i mençur mobil i Apple.NFC është teknologji e cila ju mundëson përdoruesve të saj të përdorin telefonin e tyre mobil për pagesa të mallrave dhe shërbimeve, ndërsa ato modele të telefonave që e posedojnë këtë teknologji, pritet të shërbejnë edhe si kuleta elektronike, prej të cilave mund të bëhen pagesa të ndryshme përmes lidhjes me internet.
Mirëpo, ka edhe disa burime tjera që thonë se Apple nuk do ta testojë këtë teknologji për momentin, për shkak se ende nuk është standardizuar metoda e pagesave.
Në anën tjetër, Google është duke e testuar këtë mundësi teknologjike në njërën prej pajisjeve që bazohen në sistemin e saj operativ Android.