I qëlluar nga tri plumba të kallashnikovit, këngëtari legjendar turk i cili aktualisht po qëndron në spital në luftë me vdekjen, Ibrahim Tatlises, ka ‘detyruar’ organet turke që të ngrisin masat e sigurisë.Hurryiet njofton se si pasojë e ngritjes së masave të sigurisë në spitalin Acibadem ku po qëndron legjenda turke, fansat nuk do të kenë mundësi që të qëndrojnë në oborrin e spitalit për të mësuar më të rejat rreth gjendjes shëndetësore të tij. Pos tjerash, nga këto masa janë prekur edhe familjarët e Tatlises, të cilët janë urdhëruar që të largohen nga spitali.
Njoftohet për përmirësim ta gjendjes shëndetësore të Tatlises, me shoumenin që tani po e ka më të lehtë komunikimin me mjekët.
“Ishte më lehtë të komunikojmë me Tatlisesin dhe ta menaxhojmë gjithë situatën. Nga fillimi kemi monitoruar me kujdes ndryshimet në trupin dhe trurin e tij. Tatlises po vazhdon terapinë fizike”, theksoi një mjek i spitalit Acibadem.