Këngëtarja e mirënjohur kosovare Kaltrina Selimi, në një intervistë për “InfoPress” ka thënë se mbase këtë vit ajo dhe i fejuari i saj Dritoni mund ta kurorëzojë dashurinë e tyre me martesë.Përveç planeve të tjera, që sigurisht janë të shumta, kemi biseduar edhe për martesën, por se a do të ndodh sigurt këtë vit nuk e di, sepse varet se si i përfundon Dritoni punët në Londër”, është shprehur Kaltrina.
Përveç kësaj këngëtarja ka bërë të ditur se së shpejti do ta realizojë videoklipin e këngës “Zero”.
“Aktualisht jam duke u angazhuar për punën rreth klipit dhe tani për tani jemi duke menduar për skenarin. Klipi do i realizohet këngës ‘Zero’, të cilën tashmë e kam lansuar dhe shpresoj ta përfundojë sa më shpejt”, ka thënë Selimi.