Përderisa Apple nuk është paraqitur në ngjarjen kryesore në botë për risitë teknologjike Mobile World Congress 2011, e cila po mbahet në Barcelonë, duket se këta të fundit nuk kanë harruar ta shpërblejnë prodhuesin e iPhone, kompaninë Apple.Sipas disa raportimeve në mediat botërore, thuhet se iPhone 4 është zgjedhur telefoni i vitit në këtë ngjarje, ku të pranishëm janë pothuajse të gjithë prodhuesit botëror të telefonave mobil.
Çmimi tjetër është dhënë për kompaninë tajvaneze HTC, e cila është zgjedhur prodhuesi më i mirë i vitit, ndërsa Rovio Mobile e ka zënë vendin e parë në segmentin e lojërave, pas sensacionit të madh që e ka arritur me lojën Angry Birds.
Me siguri se prodhuesit e njohur si HTC, Motorola, Sony dhe shumë të tjerë nuk do të jenë të kënaqur që telefoni i tyre nuk është zgjedhur si më i miri, e sidomos kur merret parasysh mungesa e kompanisë Apple në këtë ngjarje.