Sipas studimit të cilin e kanë kryer shërbimet publike gjermane, në pranverën e vitit të kaluar, internetin në Gjermani e kanë shfrytëzuar 49 milionë njerëz më të moshuar se 14 vjet, që do të thotë se ai është përdorë nga 69.4 për qind e banorëve të këtij shteti, apo 5.5 milionë përdorues më shumë krahasuar me vitin 2009.
Përherë e më shumë gjermanë po informohen me anë të internetit, prandaj shtypi, radio dhe televizionin ngadalë po e humbin betejën mediale.
“Në gazeta mund të lexoni atë që dje është shkruar në internet”, është një prej definicioneve me gjysmë shakaje për gazetat në Gjermani.
Gazetat nëpër kioska nuk e kanë edhe lehtë qëkur portalet e fuqishme të internetit, siç janë Spiegel Online apo Bild Online po mbulojnë maksimalisht me kohë të gjitha ngjarjet e rëndësishme dhe të parëndësishme.
Por, lehtë nuk e kanë as mediet tjera, siç janë radioja dhe televizioni.
Asnjë shtëpi serioze mediale nuk mund të paramendohet pa ofertën e vet për internet. Redaktorët të cilët më herët janë marrë me punë të definuara qartë në kuadër të një mediumi, janë bërë “gjithçka” që e kërkon interneti, sepse në internet publikohen tekstet, audio dosjet, fotografitë, video-incizimet, e krejt këto duhet të paraqiten në një dizajn unik dhe të dallueshëm.
“Ende nuk ka as definicion konkret për atë që bëjmë. Unë për vete them se jam programues i prezantimit të internetit dhe dizajnues i uebit”, ka thënë Jurgen Strabag, redaktor në një portal të madh të internetit.
Thuhet se 76 për qind e përdoruesve gjermanë të internetit këtë medium çdo ditë. Në të njëjtën kohë shitja e shtypit ka rënë për 5.3 për qind.
Interneti nuk ka rrezikuar vetëm shitjen e gazetave, por edhe programet radio e televizive.
Për rëndësinë e video përmbajtjeve në internet flet mjaft edhe e dhëna se ato i përdorë 65 për qind e përdoruesve të internetit, derisa në rrjetet për shoqërim përqindja e tyre është ‘vetëm’ 40 për qind.
Kësaj ‘dukurie’ nuk ka mundur t’i shpëtojë as Kosova. Si shkrues i këtij artikulli besoj nuk do të isha aspak subjektiv po që se do të thosha që Telegrafi e ka dozën e vet të “fajit” për këtë punë.